image I riu që u arrestua në qendër të Mitrovicës kërcënoi një person me thikë

Siguri

I riu që u arrestua në qendër të Mitrovicës kërcënoi një person me thikë

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një rast në të cilin një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohej për tentim therje me thikë.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë.

Një person është ankuar në Polici se një qytetar e ka kanosur me thikë. Ndërkohë, Policia ka dalë në vendngjarje, ku ka arrestuar dhe kontrolluar të dyshimtin, mirëpo te i njëjti nuk është gjetur asgjë.

Ndërkaq, Sinjali mëson se palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe të dyshuarit i është bërë alkool-testi, ku i njëjti ka rezultuar 1.99 promile.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit si dhe është iniciuar si “Kanosje”.

Madje, Gazeta Sinjali lidhur me këtë rast ka siguruar edhe pamjet derisa i dyshuari shihet duke u arrestuar nga Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/