image I riu nga Shqipëria bombardon portën e Dinamo Zagrebit

Futboll

I riu nga Shqipëria bombardon portën e Dinamo Zagrebit

news image

Në Zagreb u luajt ndeshja e parë e raundit të tretë për Ligën e Kampionëve midis Dinamo Zagrebit dhe Legias së Varshavës.

Për vendasit shënoi i pari Petkovic në minutën e 60-të, ndërsa miqtë barazuan shifrat me supergolin e talentit shqiptar, Ernest Muçit.

Sulmuesi “kuqezi” u inkuadrua në lojë 15 minuta para fundit, ndërsa shtatë minuta më vonë gjeti rrjetën, duke shënuar një gol spektakolar nga distanca.

Ky takim u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

Më poshtë mund ta shikoni golin fantastik të Muçit.

/GazetaSinjaliSporti/