Gazeta Sinjali duke u thirrur në burime të veta pak më parë raportoi se Sh.B., (emër i njohur për redaksinë) është gjetur i vrarë dhe i djegur, këto informacione i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Trupi i pajetë i të riut është gjetur mes dy fshtarave Gadime dhe Kishnapole.
“Sot është gjetur trupi i pajetë i personit që është raportuar i zhdukur para disa ditësh. Është gjetur në afërsi të fshatit Gadime- në drejtim të fshatit Kishnapole. Prokurori është në vendin e ngjarjes dhe hetuesit po i marrin veprimet e duhura”, tha Agim Gashi, zëdhënës i policisë rajonale të Ferizajt, për Gazetën Sinjali.
Lidhur me këtë rast hetimet janë duke vazhduar, shtoi Gashi.
Para katër ditësh babai i viktimës ka raportuar në polici se i biri është larguar nga shtëpia.
Sipas deklaratës së babait, ai dyshon se “largimi nga shtëpia ka ndodhur për shkak të një borxhi”.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, por i njëjti tha që momentalisht nuk mund të flasë për këtë rast. /Gazeta Sinjali/