image I riu në Prizren kapet me armë zjarri e municion në veturë, dërgohet në mbajtje

Politikë

I riu në Prizren kapet me armë zjarri e municion në veturë, dërgohet në mbajtje

news image

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren, pasi një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur për kontroll një veturë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit, te shoferi është gjetur një armë zjarri me karikator dhe fishekë.

Arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i riu është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 27-vjeçari të ndalohet si i dyshuar për ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

/GazetaSinjali/