image I riu në Prishtinë ia shpërndan fotot intime ish të dashurës që filloi punë në një qendër masazhi, arrestohet

Siguri

I riu në Prishtinë ia shpërndan fotot intime ish të dashurës që filloi punë në një qendër masazhi, arrestohet

news image

Shantazhet që bëhen përmes rrjeteve sociale janë raste të shpeshta në vendin tonë. Zakonisht viktima janë vajzat e reja të cilat në këmbim të mospublikimit të pamjeve që do cenonin integritetin dhe privatësinë e tyre, detyrohen të kryejnë favore të ndryshme ndaj të dyshuarve, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë, ka nisur hetimet Prokuroria.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një 22-vjeçare ka denoncuar në Polici ish të dashurin e saj, për të cilin thotë se fotografitë intime që i kishin bërë bashkë derisa ishin në lidhje dashurie, ua ka dërguar familjarëve dhe shoqërisë së saj.

Sinjali mëson se motivi që shtyu 23-vjeçarin që të bëjë këtë veprim, është puna të cilën kishte nisur ta kryente viktima në një lokal ku ofrohen shërbime për masazh.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuar’.

Me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/