Dalja në fushën e boksit po rezulton e shkëlqyeshme për boksierin nga Kosova, Andi Gërdellajn. Shkathtësia, talenti i tij si dhe puna e palodhshme për rrugën drejtë suksesit ia sollën fitoren e padiskutueshme, shkruan Gazeta Sinjali Sporti.
I riu kosovar mposhti kundërshtarin e tij me prejardhje serbe, Aleksandar Beljin, në meçin e fundit të zhvilluar më 13 janar në “Sava Campus Ptuj Slovenia”.
Gjatë përballjes kosovari dominoi plotësisht meçin, ku në fund u shpërblye me fitore.
Gërdellaj vjen nga fshati Rrenc i Opojës, i cili tetë vite më parë mori rrugën për në Slloveni, atje ku dhe po shijon sukseset.