image I riu e grushton burrin, ai kërkonte vajzën e tij

Rajon

Video/ I riu e grushton burrin, ai kërkonte vajzën e tij

news image

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës në Shqipëri. Ngjarja është regjistruar në rrugën e Çipajve, në qytetin bregdetar, i cili ka përshkallëzuar në përdorimin e grushteve.

Videoja e rrahjes është publikuar nga gazetari Enrik Mehmeti, ndërsa shihet një burrë që i kërkon një të riu t’i sjellë vajzën. Nga ana e tij, djali i është përgjigjur me grushte burrit, duke e lënë të shtrirë në tokë.

“Boks i thatë në mes të natës. Dërguar nga një qytetar që jeton pranë rrugës së Çipajve. Nga debati duket se babai kërkon që djali ti sjelli vajzën ndërsa reagimi është goditja ndaj burrit duke e lën në shesh!”, shkruan gazetari, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar për ngjarjen.

https://www.facebook.com/EnrikMehmeti1/videos/657624031393177/?t=3