Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin M.L (emër i njohur për redaksinë) lidhur me rastin “Karaçeva”, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe ka pohuar se ka qenë bashkëpronar në një ndër kazinotë që ka vepruar në atë lokacion si dhe deri në momentin e aksionit të sotëm policor ka pasur në pronësi tri aparate të lojërave të fatit, bëjnë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.
Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në Qendrën e Ndalimit në Gjilan, në afat për 48 orë. /Gazeta Sinjali/