image I përmendi nënën e vdekur, Gjira i kërkon falje publikisht Melinda Ademit

Bota e Yjeve

I përmendi nënën e vdekur, Gjira i kërkon falje publikisht Melinda Ademit

news image

Gjira Kajtazi bëri bujë të madhe me deklaratat kundër Melindës javë më parë duke i përmendur edhe nënën e ndjerë, shkruan Gazeta Sinjali.

E për këto fjalë duket të jet bërë pishman reperja, e cila ditën e sotme i kërkoi falje publike Melindës për fjalët e shprehura ndaj nënës saj.

Gjira e kritikoi publikisht këngëtaren për paraqitjen e saj në videoklipin e fundit, e cila ishte shfaqur provokuese dhe kjo gjë nuk ka qenë e mirë sipas saj, sepse nuk ka vetëm një muaj që Melindës i ka vdekur nëna.

Ajo ka zgjedhur që t’i bëjë një kërkim falje publike Melindës, duke thënë se nuk ka qenë qëllimi i saj ta lëndojë këngëtaren apo ta ofendojë. Po ashtu tha se i vjen keq që e ka marrë të drejtën t’i përzihet në jetën personale.

/Gazeta Sinjali/