Gjatë mbrëmjes së sotme në Jahoc të Gjakovës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje.
I plagosuri ishte dërguar për operim në Spitalin e Gjakovës, por për shkak se gjendje e tij është përkeqësuar, ai është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj./Gazeta Sinjali/