image I përkeqësohet gjendja shëndetësore kriminelit të luftës, Ratko Mladiq

Rajon

I përkeqësohet gjendja shëndetësore kriminelit të luftës, Ratko Mladiq

news image

Gjendja shëndetësore e ish komandantit të Ushtrisë së Republika Serbe dhe kriminelit të dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid në enklavën e mbrojtur të Srebrenicës ku u vranë mbi 8000 civilë të pafajshëm thuhet se është përkeqësuar ditëve të fundit.

Sipas pohimeve të birit të tij, Mladiq ka probleme me diabet dhe mos funksionim të veshkave kështu që i është rrezikuar jeta, por zyrtarët e Gjykatës Speciale të Hagës nuk janë prononcuar lidhur me këtë.

Mladiq është dënuar pasi qëndroi për shumë vite në arrati nëpër territorin e Serbisë.

Dënimi i tij u prit me gëzim nga boshnjakët, por jo edhe nga serbët e Bosnjës të cilët ende e konsiderojnë si hero Mladiqin përkundër krimeve të tij kundër njerëzimit.

Muajin e kaluar në Bosnjë, Reprezentuesi i Lartë dërgoi përpara ligjin për dënimin e personave që mohojnë gjenocidin. /GazetaSinjali/