image I paraburgosuri në Prizren u vetëvar në dritaren e banjos së qelisë, detaje të reja

Siguri

I paraburgosuri në Prizren u vetëvar në dritaren e banjos së qelisë, detaje të reja

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se Faruk Iseni, i paraburgosur është vetëvrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin.

Sipas SHKK-së, 34-vjeçari dyshohet se u vetëvar në dritaren e banjos së qelisë, rreth orës 14:47.

Në njoftimin e Shërbimit Korrektues thuhet se Iseni në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, ngecje në zhvillim mendor, për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu.

Njoftimi:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës ‪14:47 në Qendrën e Paraburgimit Prizren, i paraburgosuri me inicialet F.I, i lindur më 1987, ka  ndrruar jetë, dyshohet si pasoj e vetvarjes në dritaren e banjos së dhomës.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë.

Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri F.I në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, ngecje ne zhvillim mendor, për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu.

Lidhur me rastin janë suspenduar zyrtarët përgjegjës, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.

Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendres së Paraburgimit Prizren ka përgatitur  dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

/GazetaSinjali/