image I mituri theri me thikë dy persona në Pejë, policia jep detaje

Kosovë

I mituri theri me thikë dy persona në Pejë, policia jep detaje

news image

Dy persona janë therur me thikë nga një person i mitur dje në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në spital ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari i mitur mashkull me një mjet të mprehtë (thikë), ka therur dy viktimat meshkuj. Viktimat janë dërguar në spital dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit 24 orësh. /Gazeta Sinjali/