image I mituri i sulmon me thikë nxënësit dhe rojen e shkollës në Prishtinë

Siguri

I mituri i sulmon me thikë nxënësit dhe rojen e shkollës në Prishtinë

news image

Dje, në orët e mëngjesit, në rrugën Xhevdet Doda, në Prishtinë  është arrestuar një i mitur, pasi që i njëjti dyshohet se iu ka vërsulur disa nxënësve të shkollës së mesme të lartë “Xhevdet Doda” me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, i njëjti dyshohet se e ka sulmuar edhe rojen e shkollës, i cili gjatë ballafaqimit me të dyshuarin e mitur arriti që t’ia merrte thikën.

Pas raportimit në Polici, në vendin e ngjarjes dolën edhe njësitet policore, të cilët e konfiskuan thikën prej të dyshuarit, ndërsa kishte dyshime se i dyshuari posedonte edhe një thikë tjetër, por që ende nuk i ishte gjetur.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari i mitur pas konsultimit me prokurorin (në prezencën e prindit), u dërgua në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.

/Gazeta Sinjali/