image I riu që mbeti në koma nga shpërthimi në Ferizaj u hoq nga lista e atyre që do të dërgohen në Turqi

Shëndetësi

I riu që mbeti në koma nga shpërthimi në Ferizaj u hoq nga lista e atyre që do të dërgohen në Turqi

news image

Njëri nga të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, është Fidan Gashi nga Kaçaniku, i cili është në gjendje kome, për shkak të lëndimeve që ka pësuar atë ditë nga ky shpërthim, shkruan Gazeta Sinjali.

Motra e tij, Luljete Gashi, është shprehur se edhe pse qeveria u premtoi se do ta dërgojnë jashtë vendit për trajtim të mëtutjeshëm, në momentin e fundit u njoftuan se atë e kanë hequr nga lista.

“Në rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj ka qenë i pranishëm edhe vëllai im me gruan, babin dhe vajzën, por që ata janë në gjendje më të mirë shëndetësore. Qeveria premtoi qe do të dërgojë të gjithë të lënduarit në gjendje kome në Turqi, por në momentin e fundit u njoftuam që familjarin tonë, Fidan Gashi, e kanë hequr nga lista. Tani na duhet të mbledhim fonde që ta dërgojmë atje”, shkroi ajo në Facebook.

Ata tani po kërkojnë të holla nga qytetarët për dërgimin e tij jashtë vendit për trajtim të mëtutjeshëm./Gazeta Sinjali/

Ne rastin e shperthimit se bomboles se gazit ne Ferizaj ka qene i pranishem edhe vellai im me gruan,babin dhe vajzen por…

Posted by Luljete Gashi Deda on Thursday, January 7, 2021