Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në mesditë në dy lokacione të fshatit Smolicë të Gjakovës janë gjetur dy armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.
Armët sipas policisë, i takojnë të dyshuarës H.A., 59-vjeçare, e cila është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.
E dyshuara në polici ka deklaruar se armët i kishte të trashëguara nga bashkëshorti i saj i ndjerë, mirëpo nuk kishte arritur t’i legalizoj.
Armët i takojnë llojit, Zastova M-48 dhe arma pushkë gjuetie e markës Baikeal./GazetaSinjali/