Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Një rast i tillë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Peqan në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 47-vjeçar, i cili ka deklaruar se gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme rreth orës 20:00 e ka parkuar furgonin e tij ne garazh, por të njëjtin nuk e ka gjetur aty të nesërmen.
Këtë herë hajni e ka pasur më të lehtë për ta vjedhur, pasi siç mëson Sinjali, pronari i kishe lënë çelësat brenda furgonit.
47-vjeçari pasi ka shikuar kamerat e sigurisë e ka parë që furgoni i tij, brenda të cilit ka pasur vegla pune, është vjedhur rreth orës 02:00 pas mesnatee.
Si rezultat i denoncimit, Prokuroi i Shtetit ka urdhëruar inicmin e rastit si “Vjedhje”.