image I kërkuar nga shumë skuadra, Aston Villa merr vendim për Grealish

Futboll

I kërkuar nga shumë skuadra, Aston Villa merr vendim për Grealish

news image

Ylli i Aston Villas, Jack Grealish, nuk pritet të largohet nga skuadra gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Sinjali Sportiv.

25 vjeçari po shkëlqen edhe gjatë këtij sezoni te skuadra angleze, teksa nuk ka munguar as interesimi nga shumë klube të mëdha.

Mirëpo, Aston Villa ka vendosur që lojtari në asnjë mënyrë të mos largohet gjatë janarit, sipas ‘Daily Mail’.

Për reprezentuesin anglez interesim së fundmi kishin shprehur Manchester United dhe Manchester City.

Ndryshe, Jack Grealish ka kontratë të vlefshme me Aston Villan deri në verën e vitit 2025. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 50 milionë euro. /Sinjali Sportiv/.