image I kërkuar nga Genoa e Fenerbahce, Sokratis vendos për skuadrën e re

Futboll

I kërkuar nga Genoa e Fenerbahce, Sokratis vendos për skuadrën e re

news image

Sokratis Papastathopoulos raportohet se preferon më shumë rikthimin e tij te Genoa, sesa kalimin te Fenerbahce, transmeton Sinjali Sportiv.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se nëse të dy klubet paraqesin ofertat e njëjta, atëherë lojtari do zgjedh Genoan.

Kjo pasi që 32 vjeçari e njeh mirë skuadrën italiane, pasi që ka qenë pjesë e tyre nga viti 2008 deri më 2010.

Ditëve të fundit është raportuar se Genoa ka filluar bisedimet me mbrojtësin grek, pasi dështoi transferimi i Denis Vavros.

Ndryshe, Sokratis pritet të zyrtarizohet te skuadra e re gjatë afatit kalimtar të janarit. /Sinjali Sportiv/.