image I kap hajnat duke vjedhur dhe i sulmon - Pronari i shtëpisë në Gjilan përfundon në Polici

Siguri

I kap hajnat duke vjedhur dhe i sulmon – Pronari i shtëpisë në Gjilan përfundon në Polici

news image

Policia e Kosovë ka arrestuar dje në rrugën “Elena Gjika” të Gjilanit, tre persona të dyshuar për sulm, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Policisë, njëri prej të arrestuarve është pronar i shtëpisë ku dy të arrestuarit e tjerë kishin hyrë për të vjedhur.

Si ndodhi ngjarja?

Të njëjtat burime njoftuan për Sinjalin se pronari i shtëpisë ishte përleshur me hajnat, pasi i ka zënë në shtëpinë e tij duke vjedhur.

Gjatë përleshjes mes tyre, të tre kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndaj tre të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/