Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, është varrosur sot në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit.
Varrimi i tij u bë me ceremoni ushtarake në ora 15:00 nga ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Të pranishëm në këtë ceremoni mortore ishin shumë politikanë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë.
Qerim Kelmendi u gjetë i vrarë dhe i djegur në veturën e tij, pak metra larg shtëpisë, në Zahaq të Pejës, orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Për këtë vrasje Policia e Kosovës nuk ka arrestuar ende asnjë person dhe nuk dihet nëse është identifikuar ndonjë person i dyshuar.
Shkodran Nikçi, i cili është zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, gjatë ditës së djeshme i tha Gazetës Sinjali se kjo prokurori është duke bërë hetime intensive në koordinim të plotë me policinë për të zbardhur këtë vrasje./Gazeta Sinjali/