Në varrezat e fshatit Cerrcë të Istogut, janë mbledhur shumë qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova.
Në pamjet e siguruara nga Sinjali, shihet se në varrim kanë marrë pjesë qindra qytetarë bashkë me familjen e të ndjerit.
Sot në nder të Rugovës u mbajt mbledhje komemorative e organizuar nga kryetari aktual i Istogut, Ilir Ferati.
Para mbledhjes komemorative, homazhe janë bërë në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Adem Jashari” në Istog. Aty kanë marrë pjesë numër i madh i qytetarëve, përfshirë edhe ish kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.