image I jepet lamtumira e fundit 55-vjeçarit nga Prizreni që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci

Sociale

I jepet lamtumira e fundit 55-vjeçarit nga Prizreni që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci

news image

I është dhënë lamtumira e fundit, Hamet Hoxhës, 55-vjeçarit nga Randobrava e Prizrenit, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të së dielës në Slavonski Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 persona, raporton Gazeta Sinjali.

Hoxha u varros në Prizren, ku familjarë dhe miq të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit.

Përveç Hoxhës, sot në Kosovë kanë mbërritur edhe trupat e shtatë viktimave të tjera që u shuan në këtë aksident.

Dy kufoma të tjera kanë mbetur ende në Kroaci. Atyre do t’u bëhet obduksioni, pasi që ata ishin familjarë mes vete dhe asnjë i afërm i tyre nuk ishte në vendin e ngjarjes ose në spital, për t’i identifikuar./Gazeta Sinjali/