image I infektuari nga Obiliqi punon në një ordinancë private në Prishtinë

Kosovë

Shëndetësi/ I infektuari nga Obiliqi punon në një ordinancë private në Prishtinë

news image

IKSHP ka konfirmuar sonte se një person nga komuna e Obliqit është infektuar me koronavirus.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi ka bërë të ditur se sipas informacioneve, rasti në fjalë është rast kontakti dhe është punonjës shëndetësor në një klinikë private në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali

“Sipas informatave të marrura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësise Publike, në Obiliq kemi një rast pozitiv me Covid-19, rasti në fjalë është rast kontakti dhe sipas informatave është punonjës shëndetësor në një klinikë private në Prishtinë”, ka shkruar Gashi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Më tej, ai ka njoftuar se ekipet e QKMF-së, po qëndrojnë në kontakt me IKSHPK-në dhe me familjarët e të infektuarit.

“Nuk ka nevojë për panikë, ju bëjë thirrje shumë të sinqertë që të respektoni me përpikmëri të gjitha rregullat e institucioneve shëndetësore, të vazhdoni të qëndroni në shtëpi edhe përkunder motit të mirë , evitoni daljet e shpeshta në menyrë që të tejkalojmë këtë sfidë!”, ka përfunduar kryetari Gashi./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/xhafergashi.perobiliq.5/posts/871416686659749