Një person i cili ishte i infektuar me koronavirus nuk e ka respektuar masën e izolimit dhe ka dalë nga shtëpia e tij.
Policia e Kosovës ka hasur në të në rrugën e “Tiranës” në Prishtinë dhe e ka kthyer në shtëpi si dhe ndaj tij ka iniciuar rastin si “ përhapje e sëmundjeve ngjitëse”
“Është raportuar se një i dyshuar m/k i cili ishte i infektuar me COVID-19 i njëjti nuk ka respektuar masat e izolimit duke dalë jashtë shtëpisë së tij. Policia ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe është iniciuar rasti si më lart”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/