image I infektuar me koronavirus, presidenti i shtetit me 84 mijë viktima del rrugëve me motor: Jam mirë

Botë

I infektuar me koronavirus, presidenti i shtetit me 84 mijë viktima del rrugëve me motor: Jam mirë

news image

Jair Bolsonaro vijon t’i sfidojë autoritetet dhe rregullat e pandemisë. Ndonëse i infektuar me koronavirus, presidenti brazilian ka dalë sërish nga karantina e detyruar, këtë herë duke ngarë motorin e duke folur me qytetarët në rrugë, pa maskë mbrojtëse të vendosur, vetëm pak orë pasi kishte rezultuar pozitiv edhe në testimin e tretë.

Pas xhiros, kreu i shtetit reagoi përmes “Facebookut”, në një përpjekje për të qetësuar mediat dhe qytetarët duke thënë se është shumë mirë dhe se vazhdimisht ka marrë hidroksikloronikë, një trajtim i paaprovuar kundër COVID-19.

Të mërkurën në mbrëmje, zyra e tij e shtypit njoftoi se edhe në testimin e tretë, Bolsonaro ka rezultuar pozitiv. Deri më tani, Brazili është shteti i dytë në botë pas SHBA-së për nga numri i të infektuarve, duke regjistruar në një ditë të vetme gati 60 mijë raste të reja, në një total prej 2.3 milionë rastesh pozitive.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësie raportoi 1,311 vdekje, që e çojnë numrin total të viktimave në 84 mijë. /Gazeta Sinjali

Bolsonaro infetado com coronavírus passeia de moto e fala com ...
Pese a tener Covid-19, captan a Jair Bolsonaro en moto y ...