Sot në varrezat e qytetit të Gjakovës iu dha lamtumira e fundit ikonës së këngëve të vjetra shqipe, Ismet Pejës, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Në ceremoninë e varrimit të tij morën pjesë: ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ish-kolegët e tij, figura publike, miq, familjarë e dashamirë.
Para varrimit, qytetarët e Gjakovës dhe adhuruesit e këngës së tij, bënë homazhe para arkivolit të artistit./Gazeta Sinjali/