image I hodhi acid në fytyrë, 20 vjeçarja turke martohet me dorasin

Evropë

I hodhi acid në fytyrë, 20 vjeçarja turke martohet me dorasin

news image

Një 20 vjeçare në Turqi është martuar me autorin, i cili i hodhi acid në fytyrë duke humbur në këtë mënyrë 70% të shikimit në syrin e djathtë. Ngjarja ndodhi në vitin 2019 në provincën turke të Hatay, kur 23-vjeçari Kasim Ozan Celtic i hodhi acid në fytyrë 20-vjeçares Berfin Ozek pas ndarjes së tyre, shkruan Daily Mail

Në fakt, pak para sulmit, autori e kishte kërcënuar 20 vjeçaren se do ta vriste.

Autori u dënua me 13 vite e gjashtë muaj burg, por për shkak të ndryshimit të ligjeve si pasojë e pandemisë ai doli nga burgu. Sipas mediave turke, pas arrestimit, autori i ka kërkuar 20-vjeçarës ta falte.

Menjëherë pas lirimit në ditët e para të dhjetorit, autori i ka propozuar martesë viktimës dhe ajo ka pranuar.

Babai i vajzës, Yasar Ozek tha për dasmën e vajzës së tij: “Ajo u martua pa dijeninë tonë. Kam luftuar për të për vite me radhë dhe tani gjithçka është e kotë”.

Avokati i 23-vjeçarit deklaroi se lirimi i autorit nuk kishte lidhje me martesën e tij dhe se nëse ligji nuk do të ndryshonte për shkak të pandemisë, ai do të vuante  dënimin.

Çifti ka marrë kritika të shumta në rrjetet sociale. Pas dasmës, shumë përdorues e kanë kritikuar vajzën  për vendimin e saj.

“Nëse më pyesin se kush është personi më budalla në botë, do të them me plotë bindje se është kjo vajzë. Herën tjetër ky mashkull do ta vrasë atë”, ka shkruar një përdorues.

Një tjetër ka komentuar: “Fakti që ajo e fali nuk do të thotë që nuk ai nuk duhet të dënohet. Është për të ardhur keq, shpresoj të mos ndodhë, por kjo martesë do të marrë fund për një ose dy muaj për shkak të dhunës”./GazetaSinjali/

Berfin is seen after recovering from the attack