Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba iu bashkua Legia Varshavës në formë huazimi nga Ballkani gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në marrëveshjen mes palëve u përfshi edhe opsioni i blerjes, që mund të aktivizohet nga klubi polak pas përfundimit të sezonit.
Derisa është në pritje të debutimit zyrtar, Zyba po vijon me stërvitjet te skuadra e tij e re.
Madje, reprezentuesi i Kosovës ditën e sotme ka bërë një veprim bujar, duke shpërndarë ëmbëlsira për punonjësit e klubit.
23-vjeçari gjithashtu la një letër për ta në gjuhën shqipe, në të cilën thuhet: “Ju bëftë mirë”.
Kjo u publikua nga faqja zyrtare e klubit të Legias, në të cilin postim u tha: “Qëndrim Zyba përshëndet punonjësit e klubit”.
Qendrim Zyba przywitał się z pracownikami klubu 🤤 pic.twitter.com/g20YqA4zVJ
— Legia Warszawa 🏆 (@LegiaWarszawa) February 5, 2024