image I dyshuari për kërcënimin ndaj gjyqtarit në Prizren i dënuar me 40 vjet burgim për terrorizëm në Kumanovë

Drejtësi

I dyshuari për kërcënimin ndaj gjyqtarit në Prizren i dënuar me 40 vjet burgim për terrorizëm në Kumanovë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, Gëzim Shehu është kërcënuar nga Betim Kabashi.

Ai dyshohet se e ka kërcënuar gjyqtarin nga burgu.

Kabashi, pjesëtar i Grupit të Kumanovës është dënuar nga Gjykata Themelore e Shkupit me 40 vjet burgim pasi akuzohet për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm.

Ndryshe, në përleshjet dyditëshe më 9 dhe 10maj të vitit 2015, janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Grupi kishte deklaruar se vendosja e tij në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

/GazetaSinjali/