image I dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë, djali i ish-zëvendësministrit të AAK-së

Siguri

I dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë, djali i ish-zëvendësministrit të AAK-së

news image

Gazeta Sinjali publikoi detaje ekskluzive të rrahjes dhe gjuajtjes me armë zjarri që ndodhën më 12 korrik në një lokal në Gjakovë.

I dyshuari që u dorëzua në Polici për këtë rast është Taulant Ndou, djali i ish-zëvendësministrit të AAK-së, Pjetër Ndout.

Ngjarja që ndodhi pas mesnatës së 12 korrikut, nisi si debat verbal mes të dyshuarve, pasoi me përleshje fizike. E për t’u mos u mjaftuar me kaq në këtë konflikt pati edhe gjuajtje me armë zjarri nga Taulant Ndou.

Sipas Prokurorisë, Taulant Ndou “ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin-të pandehurin, E.M. I njëjti, kishte dalë nga lokali, duke vërejtur që jashtë ishin duke u rrahur disa persona, aty e kishte parë të dëmtuarin-të pandehurin E.M., duke shtënë me armë brenda lokalit dhe pasi që ky i fundit del jashtë ku ka vazhduar duke u rrahur me disa persona të tjerë, i pandehuri, me armë zjarri gjuan fillimisht në ajër e më pas në drejtim të dëmtuarit-të pandehurit E.M, ku gjatë largimit të tij, në mes të veturave në parking ky fishek nuk arrin që ta godet.”

Taulant Ndou dyshohet për veprën penale “tentim vrasje”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/