Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të plagosjes që ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të restorantit Ora në fshatin Baran i Epërm në Pejë, ku një person është qëlluar me armë zjarri. Viktima Flamur Krasniqi është dërguar për trajtim mjekësor në spital, kurse i dyshuari Arben Gashi është shpallur në kërkim policor.
Ai po dyshohet se e ka plagosur viktimën dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Por kush është Arben Gashi?
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se Gashi është njëri ndër personat që e kishte bartuar Astrit Deharin nga qelia në maj të vitit 2016, kur kishte vdekur.
Sipas sinjalizuesit, në videon e mëposhtme është edhe Arben Gashi, i cili atë kohë ka qenë në paraburgim pasi ishte arrestuar për veprën penale “Fajde”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.