image I dyshuari për disa vepra penale futet ilegalisht në Kosovë - Sinjali

I dyshuari për disa vepra penale futet ilegalisht në Kosovë

news image

Një person është arrestuar dje rreth orës 18:20 në Glloboqicë pasi që i njëjti dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni e Veriut-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se kosovari dyshohet edhe për disa vepra penale.

Gjithashtu është bërë e ditur se me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje, transmeton Gazeta Sinjali.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Glloboqicë 30.12.2020-18;20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni e Veriut-Kosovë. I njëjti pasi që dyshohet për vepra tjera kriminale me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: