Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, Gëzim Shehu është kërcënuar nga Betim Kabashi.
Ai dyshohet se e ka kërcënuar gjyqtarin nga burgu.
Kabashi, pjesëtar i Grupit të Kumanovës është dënuar nga Gjykata Themelore e Shkupit me 40 vjet burgim pasi akuzohet për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.
Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm.
Ndryshe, në përleshjet dyditëshe më 9 dhe 10maj të vitit 2015, janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.
Grupi kishte deklaruar se vendosja e tij në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.