Adama Traore është larguar nga Barcelona, pasi i ka përfunduar huazimi në fund të qershorit, me klubin katalanas që nuk aktivizoi opsionin e blerjes.
Sulmuesi spanjoll përfundon kështu një gjysmë sezoni në Barcelonë, ashtu si Luuk de Jong, i cili u rikthye te Sevilla.
Anësori 26-vjeçar është sërish një opsion për trajnerin Bruno Lage dhe në datën 30 ka ndjekur stërvitjen në Wolverhampton.