image Man City dhe Liverpool po 'luftojnë' për Adama Traore

Futboll

Man City dhe Liverpool po ‘luftojnë’ për Adama Traore

news image

Adama Traore po kërkohet nga Manchester City dhe Liverpool kurse Leeds kanë hequr dorë nga gara.

Spanjolli ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen nga e gjithë Evropa, për shkak të shpejtësisë së tij dhe lëvizjeve, transmeton Sinjali Sport.

Sipas ‘Sport’, ai është më i kërkuar në Premier Ligë, e për të cilin interesim të madh kanë shfaqur Manchester City dhe Liverpool.

Ai ka bërë 20 paraqitje këtë sezon, duke shënuar vetëm një herë në raundin e tretë të FA Cup kundër Crystal Palace.

/Sporti në Sinjali/