image I dërguari gjerman në Serbi: Nuk mund të hyni në BE me një qëndrim pro-rus

Rajon

I dërguari gjerman në Serbi: Nuk mund të hyni në BE me një qëndrim pro-rus

news image

Serbia nuk mund të ulet në dy karrige, tha i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, duke folur për afeksionin e autoriteteve serbe ndaj Rusisë.

Para se të mbërrinte në Beograd, Manuel Sarrazin tha se shoqëria në Serbi është më afër Gjermanisë dhe BE-së në aspektin ekonomik dhe politik sesa me Rusinë, shkruan Al Jazeera.

“Mbështetja financiare dhe investimet tona janë më të mëdha. Ne jemi të interesuar edhe për zhvillimin ekonomik dhe social të këtij vendi. Kuptohet që fondet që japim dhe angazhimi ynë në vendet kandidate janë më të mëdha se në vendet që janë pjesë e Partneritetit Lindor”, tha Sarrazin për gazetën Danas.

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë theksoi se është mjaft e qartë se pas pushtimit rus të Ukrainës, pozicioni prorus është i papajtueshëm me statusin e një kandidati për BE.

Nuk mund të ulesh në dy karrige që janë me kilometra larg njëra-tjetrës. Përveç kësaj, unë mendoj se Serbia e di shumë mirë se është në interesin e saj që të heqë qafe të gjitha varësitë nga një regjim i paskrupullt sa më shpejt të jetë e mundur“, shtoi tutje Sarrazin

Sigurisht, ka edhe një ndikim në vendimet e subjekteve ekonomike nëse vendi po ndjek në mënyrë të pakthyeshme një drejtim evropian apo jo. Është një çështje e vlerësimit të përfitimeve dhe rreziqeve. Që nga pushtimi rus i Ukrainës, është vendimtare që Serbia merr pozicionin e saj tani“, tha Sarrazin.

/GazetaSinjali/