image I dënuari me 3 vjet burgim në Belgjikë arrestohet në kufirin Kosovë-Shqipëri

Siguri

I dënuari me 3 vjet burgim në Belgjikë arrestohet në kufirin Kosovë-Shqipëri

news image

Djelal Ferati, 38-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka përfunduar në prangat e Policisë së Shqipërisë dhe së shpejti pritet të ekstradohet drejt Belgjikës, raporton Gazeta Sinjali.

38-vjeçari i cili po kërkohej për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhje”, u kap në pikën kufitare Morinë.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel/Belgjikë, pasi autoritetet gjyqësore në Antwerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Vjedhja’, parashikuar nga legjislacioni penal i Belgjikës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë./Gazeta Sinjali/