image Skandali i ekstradimit të “gylenistit”, mediat turke: e morën agjentë të shërbimit sekret

Rajon

Raportimi/ Skandali i ekstradimit të “gylenistit”, mediat turke: e morën agjentë të shërbimit sekret

news image

Mësuesi 42-vjeçar turk Harun Çelik u mor në Shqipëri nga Shërbimi Sekret i Turqisë. Edhe në rastin tonë është ndjekur i njëjti skenar si në Kosovë. Skandalin e publikojnë vetëm mediat turke. CNN Turk shkruan se “terroristi i FETO i arratisur u soll në Turqi nga Shqipëria në një operacion të MTI (Organizata Kombëtare e Inteligjencës)”.

CNN Turk shkruan se Çelik u ndoq nga pas nga mbështetës të tij të cilët i bënin thirrje që të bënte sikur i binte të fikët për të vonuar ekstradimin”. Mediat turke përmendin edhe burgimin e tij për 5 muaj në Shqipëri me dokumente të falsifikuara.

Edhe “Haber” shkruan se organizata FETO u përpoq ta pengonte ekstradimin e Çelik, por nuk ia doli dot. Edhe kjo media flet për përfshirjen e Shërbimit Sekret të Turqisë në operacion.

Pyetja është se mbi cilën bazë ligjore një shërbim sekret i huaj mund të veprojë lirisht në vendin tonë? Policia shqiptare tha nëpërmjet zëdhënësit se ishte zbatuar ligji për të huajt, por avokati i turkut 42-vjeçar i konfirmoi Zërit të Amerikës se autoritetet tona nuk kanë pranuar të shyrtojnë kërkesën për azil politik.

Edhe në rast të refuzimit zyrtar ai kishte të drejtën e apelimit në Gjykatën Administrative, por askush nuk priti për këto procedura. Sapo doli nga burgu, turku iu dorëzua shërbimeve sekrete turke dhe u nis për në vendin e tij edhe pse atje i rrezikohet jeta.

Zyra e kryeministrit Rama tha se nuk kishte lidhje me këtë çështje, por nuk bën komente për shkeljen e të drejtave që rrjedhin nga rezolutat ndërkombëtare të nënshkruara nga Shqipëria.

https://youtu.be/70vatM96RN0