Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një polic, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari, derisa ishte në gjendje të dehur fillimisht ka penguar dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.
Polici i sulmuar ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve.
Rasti dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 23:16, njofton Policia.