Disa zyrtarë policorë janë penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga një person i dehur, më 23 prill, në rrugën Gasper Karaqi në Gjakovë.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orëve të mbrëmjes, shkruan Gazeta Sinjali.
“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 23.04.2021-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”