image I dehur e rrah gruan në Pejë

Siguri

I dehur e rrah gruan në Pejë

news image

Dhuna në familje është njëra nga dukuritë që ndodhë e raportohet më së shpeshti në vendin tonë. Ndërkaq viktimat e kësaj dhune janë gratë të cilat sulmohen nga burrat e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse një rast i tillë ka ndodhur dje në Pejë, ku një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Si ka ndodhur ngjarja?

Sinjali ka mësuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit kur kishte filluar të ushtronte dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Si pasojë e këtij sulmi viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gorazhdec të Pejës rreth orës 22:00. /GazetaSinjali/