image “I dashur Erdogan”, Macron ia kthen letrën presidentit turk

Evropë

“I dashur Erdogan”, Macron ia kthen letrën presidentit turk

news image

Presidenti francez Emmanuel Macron, ia ka kthyer letrën homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, duke e nisur me fjalët “I dashur Erdogan”, shkruan Gazeta e përditshme franceze, L’Opinion, transmeton Gazeta Sinjali.

Në letrën dërguar Erdoganit, Macron theksoi se shpreson që paqja dhe stabiliteti të kthehen në Evropë gjatë vitit 2021 me ndihmën e Ankarasë.

Kjo gazetë po ashtu raportoi se Macroni përdori fjalë të sinqerta në përgjigjen që ia ktheu Erdoganit që më parë i kishte dërguar letër homologut francez në mesin e dhjetorit, pasi ky i fundit kishte dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Në këtë letër, Macroni uroi për gëzim dhe harmoni të presidentit turk dhe popullit të Turqisë, duke shprehur pajtueshmëri me Erdoganin për nevojën për bashkëpunim në luftën kundër pandemisë.

Macroni shprehu vullnet për të diskutuar rreth kësaj çështjeje dhe për lidhjet e Turqisë me BE-në në të ardhmen.

Tutje, gazeta franceze raportoi se dy udhëheqësit po planifikojnë që të organizojnë një takim virtual përmes video-lidhjes.

Raportet mes Turqisë dhe Francës kanë qenë të tensionuara kohëve të fundit, sidomos për shkak të eksplorimit të burimeve natyrore në Mesdhe nga Turqia dhe publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në Francë.

/Gazeta Sinjali/