Orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka vdekur një 77-vjeçar, i burgosur në burgun e Dubravës, shkruan Gazeta Sinjali.
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se Z.Ll ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.
“I burgosuri, rreth orës 23:35 me rekomandim të mjekut të Qendrës Korrektuese në Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë rreth orës 03:15”, ka njoftuar ShKK.
Z.Ll ishte i dënuar për vrasje, ndërsa vuante nga sëmundje të zemrës me mushkërive.
Sipas procedurave, trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion. /Gazeta Sinjali/