image Hyundai në bisedime për ta mbyllur një fabrikë në Kinë

Automjete

Hyundai në bisedime për ta mbyllur një fabrikë në Kinë

news image

Kompania e prodhimit të veturave, Hyundai, është në bisedime me qeverinë kineze për të shitur një nga fabrikat e saj në Pekin, njoftoi të shtunën agjencia e lajmeve Yonhap.

Yonhap ka thënë se Hyundai po promovon shitjen e fabrikës, i pari që kishte ndërtuar në Pekin, te qeveria e rrethit Shunyi në kryeqytetin e Kinës.

Pekin Hyundai, ndërmarrje e përbashkët midis Hyundai Motor dhe BAIC Motor të Kinës, ka tre fabrika prodhimi në Pekin.

Hyundai dhe BAIC nuk iu përgjigjën kërkesave për komente.

Media kineze njoftoi të enjten prodhuesi i veturave elektrike Li Auto është i interesuar të marrë përsipër fabrikën. Li Auto gjithashtu nuk pranoi të komentonte.

Në prill, Hyundai Motor Group ka thënë se planifikon të nisë EV-të në Kinë çdo vit duke filluar nga viti 2022 për të rritur praninë e saj në tregun më të madh të veturave në botë. /Gazeta Sinjali/