image Hysni Gucati përcillet për në Aeroport nën masa të rrepta sigurie

Drejtësi

Hysni Gucati përcillet për në Aeroport nën masa të rrepta sigurie

news image

Nën përcjelljen të rreptë të policisë së Eulex-it, Hysni Gucati është nisur drejt Aeroportit të Prishtinës, pasditen e sotme.

 Kreu i veteranëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka ardhur sot në Prishtinë, për ta vizituar nënën e tij, e cila po trajtohet në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë.

Menjëherë pas takimit me nënën, Gucati është nisur për në Hagë, ku për mbahet në paraburgim prej dy vitesh.

Në një video shihet eskorta që po e barte Gucatin për në aeroport, pak kohë pasi doli nga spitali, ku e vizitoi nënën e tij.

/GazetaSinjali/