Koordinatori shtetëror për dialog me Serbinë, Skënder Hyseni, e ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.
Përmes një postimi në Facebook, Hyseni është shprehur se në këtë takim është biseduar hapur për rrjedhën e deritashme të dialogut Kosovë-Serbi.
“Duke çmuar lartë kontributin e madh të Britanisë së Madhe në të gjitha fazat e historisë më të re dhe shtetndërtimit në Kosovë, theksova rëndësinë e veçantë që ka përkrahja e mëtejme britanike për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Ambasadori Abbott, nga ana e tij tha se përkushtimi dhe angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar, për një marrëveshje të drejt dhe të qëndrueshme që duhet të sjell normalizim të plotë në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, është i palëkundshëm”, ka shkruar Hyseni. /Gazeta Sinjali/