image Hyn për të vjedhur në një shtëpi në Pejë, kapet nga pronari

Siguri

Hyn për të vjedhur në një shtëpi në Pejë, kapet nga pronari

news image

Dje rreth orës 02:10 është arrestuar një person në Leshan të Pejës, pasi që ka tentuar të kryej vjedhje në një shtëpi, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, i dyshuari ka përfunduar keq pasi që është kapur nga pronari i shtëpisë së bashku me disa anëtarë të tjerë dhe është mbajtur deri sa ka arritur policia në vend të ngjarjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi që i njëjti ka hyr në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull  kosovar, viktima së bashku me disa anëtarë të familjes e kanë ta ndal, deri sa ka shkuar policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/