image Gjashtë orë i bllokuar, sajti i shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë-Angli

Irituese/ Gjashtë orë i bllokuar, sajti i shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë-Angli

news image

Janë bërë gjshtë orë prejse është bllokuar sajti i shitjes së biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë.

Qindra mijëra qytetarë të interesuar për ta parë këtë ndeshje, nuk po arrijnë ende të kenë qasje për tu kyçur fare në webfaqen për shitjen e biletave, e cila menaxhohet nga kompania tiks.app që është e kontraktuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo situatë ka shkaktuar frustrim të madh tek qytetarët të cilët kanë shfaqur pakënaqësi përmes komenteve të ndryshme nëpër rrjetet sociale.

Koha për fillimin e shitjes së biletave online ishte caktuar prej orës 16:00 ndërkohë që faqja e internetit ka rënë nga sistemi disa minuta para fillimit të shitjes së biletave dhe nuk është kthyer më për orë të tëra.

Kompania tiks.app u arsyetua për këtë avari me mbingarkesën në rrjet si pasojë e intersimit të madh të qytetarëve. Por përkundër paralajmërimit se faqja do të rikthehet në funksion së shpejti, kjo nuk ka ndodhur ende.

Tashmë kur qytetarët kanë hyrë në orën e shtatë të përpjekjeve për tu kyçur në sistem, ata përballen sërish me njoftimin se “sajti nuk mund të shfaqet”.

Më herët i kontaktuar nga Gazeta Sinjali, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi  ka deklaruar se nuk është në dijeni lidhur me bllokimin e sajtit dhe të sistemit të shitjes së biletave për ndeshjen mes Kosovës dhë Anglisë që pritet të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Madje krue i FFK-së shkon edhe më tutje në mohimin e gjendjes me të cilën janë përballur qindra e mijëra të interesuar për blerjen e biletave online, duke thënë se ka qenë vetë dëshmitar i blerjes së biletave.

Kjo nuk është hera e parë që kompania e kontraktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës ka rënë nga sistemi duke mos u mundësuar qytetarëve qasje në blerjen e biletave. /Gazeta Sinjali/