image Bajrami: Qeveria të ofrojë zgjidhje dhe të mos konfrontohet me grevistët

Politikë

Bajrami: Qeveria të ofrojë zgjidhje dhe të mos konfrontohet me grevistët

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve për t’ua ndalur pagat grevistëve, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos zgjidhjen e problemit për sindikalistët të cilët që sot kanë filluar grevën e përgjithshme.

Sipas saj, Qeveria duhet të ofrojë zgjidhje dhe të mos konfrontohet me grevistët.

“Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dikur përkrahëse e secilës grevë në sektor publik e privat, duhet të gjejë zgjidhje shpejt për grevën e nisur sot sepse dëmi nga zgjatja e grevës mund të jetë i parikuperueshëm”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj, Qeveria momentalisht po merren vetëm me çështjen e targave dhe tabelave.

“I vetmi problem me të cilin momentalisht po merren janë çështja e targave dhe tabelave, ndërsa problemet e tjera në fushen e arsimit, shkences, problemin me energji  i kanë lënë anash”, thotë Bajrami

“Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti kanë zgjedhur të mos flasin për asnjë temë tjetër përveç për tabela dhe për takime me Vucicin, dikur prioritet i fundit”, shkruan tutje ajo.

Ndryshe, sot ka filluar greva e punëtorëve në sektorin publik. Pas kësaj, grevistët janë kërcënuar se do t’ju pezullohet paga nëse vazhdojnë me grevë.

/GazetaSinjali/